Rama merr në mbrojtje Lleshajn:Është fakt që kush e lufton seriozisht krimin akuzohet pikërisht për të kundërtën

83

Kryeministri Edi Rama merr në mbrojtje ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj I cili ishte thirrur në interpelancë nga deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri për rritjen e krimit në vend.

“Është fakt që kush e lufton seriozisht krimin akuzohet pikërisht për të kundërtën. Është fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën ndaj krimit dhe kjo nuk matet me përralla. Ministri i Brendshëm nuk është as hetues as prokuror dhe as njeriu që duhet të tregojë si duhte të kqyrë kamnerat” u shpreh Rama duke nënvizuar se dhe në progres raporte është vënë në dukje përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke iu drejtuar deputetit Halit Valteri, Rama e akuzoi se po flet njësoj si Basha.

“Ju thatë se nuk keni lidhje me qeverinë e shkuar. E di që ju keni ardhur nga hëna, kur ata ikën dhe nuk keni marrë pjesë në asnjë proces opozitar. Ke qenë një qytetar i qetë që respektonte vijat e bardha dhe çuditërisht jeni gjendur në listën e PD-së me firmën e kryetarit të PD-së nuk e di për çfarë kontributesh pasi në atë parti nuk respektohen vijat e bardha por për fat të keq ju flisni njësoj si Lulzim Basha. Fjalimet janë po ajo pllakë gramafoni, por ju jeni tenor më i mirë se ai, për shkak se me ushtrinë nuk keni lidhje por keni lidhje me melodinë. Si ka mundësi që kur vini këtu silleni ekzaktësisht kundër të gjitha atyre që u kërkoni fëmijëve në shtëpi. Mos fol si ata që të kanë sjellë këtu pasi është mëkati më i madh që ky parlament ka bërë në 30 vjet”

Rama e mbylli fjalën gati 30 minuta me mesazhin: Të mos sillemi sikur disa i ka sjellë fuqia qiellore disa djalli vetë. Jemi mjaftueshmërisht të rrritur për të mos mbetur dyert e ambasadave kur vjen puna për të zgjidhur gjëra që duhet të zgjidhen këtu