Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u premtoi fermerëve dhënien e certifikatës së pronësisë si dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
“Jam i kënaqur që dëgjoj nga fermerët nevojën për t`u organizuar bashkë. Akti i parë është pastrimi i kanalit vaditës dhe kullues pasi ka 30 vjet pa u pastruar. Qeveria është e angazuar që çdo fermeri t`i japim certifikatën e pronësisë. Për ne ligji 7501 do të jetë udhërrëfyes dhe do të nisim shpërndarjen e certifikatave. Do të fillojmë fazën e parë nga Fieri, faza e dytë do të jetë ujitja dhe kullimi” u shpreh Rama.