Rama: Me Erdogan për një bashkëpunim intensiv

54

rama erdogan ministratKryesocialisti, njëkohësisht kryeministri shqiptar pas 10 shtatorit, Edi Rama ka publikuar mbi 20 fotografi të takimit të tij me kryeministrin turk Erdogan në profilin e tij në Facebook. Rama shoqërohej nga ministrat Ilir Beqja, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Bashkëngjitur fotove të takimit me kryeministrin turk, Rama ka postuar statusin “Turqia, partneri ynë strategjik. Në rezidencën kryeministrore në Stamboll me mikun Erdogan e ministra të dy palëve për të vendosur piketat e një bashkëpunimi intensiv dhe konkret mes dy qeverive e vendeve tona. Shumë shpresëdhënëse!”. Takimi i Ramës me Erdogan është i dyti brenda këtij viti. Në maj, gjatë një vizite në Ankara, Rama u prit nga Erdogan në cilësinë e shefit të opozitës. Rama ishte i ftuar dje në televizionin “CNN Turk”, për një intervistë, në qendër të së cilës ishte libri i tij “Kurbani” i botuar së fundmi në gjuhën turke, si dhe objektivat e qeverisë së re që nis punën në shtator.