VMRO-DPMNE kundër martesave gay

40

gordana-jankullovska-1212Propozimi per ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së me të cilat kërkohet saktësim të martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas nuk diskriminim, por politikë ne mbrojtje të vlerave të shoqërisë.

Ministrja e Brenshme Jankullovska tha për mediat maqedonase se propozimi është pjesë e politikës së VMRO-DPMNE-së.

“Unë nuk shoh arsye përse të contë ky propozim në mosdurim dhe intolerancë. Unë nuk kontestoj të drejtën e LSDM-së të ketë qëndrime të njëjta me komunitetin LGBT, por qëndrimet e mia dhe ato të VMRO-së janë ndryshe. Unë nuk pajtohem me legalizimin e martesave të së njëjtës gjini, ose me dhënien e mundësisë atyre për birësimin e fëmijëve. Këtë e them qartas. Për sa kohë që VMRO-DPMNE është në pushtet, martesa do të jetë një bashkësi vetëm dhe vetëm në mes burrit dhe gruas”, ka deklaruar Jankullovska.