Bombardohet kampi libanez, 9 viktima

61

bombardimTë pakten 9 persona janë vrarë nga bombardimet e avionëve ushtarakë sirianë në një kamp refugjatësh në Libanin verior, ndësa të paktën dhjetë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas agjensisë libaneze të Lajmeve, sulmi ajror, i cili shkel sovranitetin territorial të Libanit, pati në shënjestër qendrën e grumbullimit të refugjatëve pranë kufirit, në afërsi të qyteteve Balbek dhe Arsal, në Luginën e Bekës.

Lajmi u raportua mesditën e së dielës, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ushtria e Presidentit sirian Bashar Al-Assad ndërmerr veprime ushtarake në këtë zonë pranë kufirit, duke argumentuar se kryengritësit po përdorin rajonin për armë dhe municione përtej kufirit.

Të shtunën, rebelët kanë grabitur një depo armësh pranë Damaskut, duke marrë municione dhe armë, dhe raketa anti-tank që nga regjimi thanë aktivistët.

Në 18 mars, dy gjuajtës sirianë qëlluan tre raketa që shkatërruan disa ndërtesa të boshatisura në Arsal.

Deparatmenti Amerikan i Shtetit konsideroi përdorimin e gjuajtjësve në këtë konflikt si një “përshkallëzim” i rrezikshëm”.