Rreth vitit 2019, Shah Deniz pritet të furnizojë me 16 miliardë metra kub gaz në vit Europën. Dokumenti i firmosur përfshin një vendim investimi mbi Shah Deniz si dhe në projektet Trans Anatolian dhe Trans Adriatik të cilat të kombinuara së bashku kushtojë 35 miliardë dollarë.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ishin të pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes së rëndësishme të këtij projekti, që do të kalojë nga Shqipëria për në Bashkimin Europian. Në ceremoninë që u zhvillua në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, përveç ministrit shqiptar mori pjesë edhe kryeministri i Gjeorgjisë dhe ai i Kroacisë.
Kryeministri Edi Rama ka folur pas marrëveshjes së nënshkruar në Azerbajxhan për projektin TAP. Ai ka theksuar se TAP është një projekt i madh që do i hapë rrugën projekteve të reja. “ Implementimi i projektit Trans-Adriatik të gazsjellësit TAP do të hapë rrugën për projekte të reja të tilla si IAP. TAP është një projekt i madh por do të jetë akoma më i madh pasi do i hapë rrugën projekteve të reja inovative të përbashkëta mes Shqipërisë, Kroacisë , Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në një përpjekje të përbashkët për të promovuar IAP I cili shpërndajë gazin në tregjet e reja nga Korridori Jugor I gazit deri në rrjedhën e pasme të tij.”- tha Rama.
“TAP mund të jetë ( dhe kemi për qëllim për të bërë këtë me ndihmën e Azerbajxhanit dhe partneri ynë strategjik Turqi ) një burim i zhvillimit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, një rajon që i bashkohet epokës së re të paqes dhe të bashkëpunimit”-theksoi Rama.