Inxhinierja Luljeta Bozo, ka qenë më e pranishme se kurrë ne media, përgjatë kësaj javëve, për shkak të nevojës së të gjithëve, për të dëgjuar një profesioniste në këtë kohë tërmetesh. Së fundmi, inxhinierja, është e pranishme në kryeministri me ftesë të kreut të qeverisë.
Rama falenderoi Bozon që qetësoi shqiptarët. Ata po diskutojnë në lidhje me pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku Bozo u shpreh se pas tërmetit ka një merak të madh për ekspertizën e ndërtimeve.



