Një ndër ta është dhe Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares, që nuk e ka harruar ende vendin tonë. Pas tërmetit ai dha një mesazh për popullin tonë, por duket se italiani nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.
/PANORAMASPORT.AL/