Rama-deputetëve: Urdhër që nuk diskutohet, ju dua faqebardhë

47

rama ministratPas rikonfirmimit të Gramoz Rucit, në krye të grupit kuvendor socialist, kryesocialisti Rama porositi deputetët e ardhshëm që të respektojnë mandatin që populli ia besoi me votë popullore të ngjashme me atë të vitit 1992.

Kryeministri i  zgjedhur, theksoi përkushtimin që duhet të kenë ligjvënësit socialistë për të mos pasur asnjë ngjashmëri me kolegët demokrat, duke shtuar se ky është urdhër që nuk duhet të diskutohet, por të zbatohet.

“Ky është një moment vërtet i posacëm për ne të gjithë. Është moment solemn për këtë grup kuvendor që sot mblidhet para se të zbresë në fushën e betejës parlamentare si trupë e mandatuar fuqimisht nga populli për të ndalur rrënimin dhe për të rilindur Shqipërinë. Të jemi krenar, por shumë të përulur përpara vendime qeverisëse. Të mos harrojmë kush na e dha besimin dhe mos të ngatërrojmë detyrën me pushtetin, detyra është e jona, pushteti i zgjedhësve, i të gjithëve jo vetëm i atyre që na votuan. Të gjithë u përpoqëm për të fituar mandatin që pas një beteje të gjatë na u besua me votë popullore të ngjashme me atë të vitit 1992, tani e pas duhet të përpiqemi për të merituar këtë mandat. Jemi bashkë për ti bërë krenar zgjedhësit tanë për ne dhe për të fisnikëruar me sjelljen tonë politikën. Secili lypset për të merituar mandatin qeveritar pa harruar asnjë plagë të popullit. Mos bëni si ata. Ky është urdhër që nuk diskutohet, por zbatohet me përpikmëri. Ne deputetet e rinj duhet të përpiqemi për të merituar me përkushtim të përditshëm nderin e madh që na bënë shqiptarët”, u shpreh Rama.

Sinteza e programit qeverisës është gati dhe tani është në fazën e redaktimit para se ti paraqitet Kuvendit, njoftoi Rama në mbledhjen e fundit të grupit të PS-së  celjes së sesionit të ti Parlamentar, teksa shtoi së paraardhësit demokratë kanë lënë një ‘libër’ me gabime që nuk duhen përsëritur. Duke iu referuar aleatit të tij më të madh, kryeministri i ardhshëm tha se PS dhe LSI do jenë dy grupe kuvendore, por që do të funksionojnë në harmoni të plotë.

“Do bëj gjithçka që kjo shumicë ta mbajë me nder dhe faqe të bardhë këtë përgjegjësi. Pres nga ju të bëni të njëjtën gjë në mënyrë që kjo shumicë të çojë para Shqipërinë, duke i kthyer popullin të drejtën e humbur. Duhet të presim nga drejtuesit e partisë në rrethe të bëjnë atë që do bëjmë ne vete. Të humburit na kanë lënë një libër të trashë gabimesh dhe marrëzisht. Nuk duhet ë humbin për të mos rënë në batakun që ata ranë deri në mbledhjen e fundit të tyre. Ministrat kanë nisur përgatitjet. Edhe sinteza e programit qeverisës i Aleancës për Shqipërinë Evropiane po redaktohet gjerësisht për tu paraqitur në Kuvend. Në Kuvend PSI dhe LSI do jenë dy grupe, por do punojnë në harmoni të plotë”, theksoi Rama.

Rama siguroi se punësimi i qytetarëve ashtu dhe i administratës do të bëhet sipas kulturës së meritokracisë, teksa ka paralajmëruar dënim maksimal për ata që parin para nën dorë për një vend pune.