Njeriu i vullkaneve

68

vullkan2Njihuni me njeriun e vullkaneve, ai ndodhet shumë pranë eksplorimit të llavës së vullkanit, duke u djersitur në 2000 gradë fahrenheit, por G. Brad Lewis mban ende aparatin fotografik në duar. Fotografi ka shkrepur një foto mikut të tij, Bernit, në buzë të masës së lëngshme të nxehtë dhe të kuqe, në Vullkanin Kilauea në Ishullin e Madh, Hawaii. Imazhe të tjera tregojnë grimca të lavës të hedhura në ajër apo lumin gjarpërues me ngjyrë të kuqe. Brad, 54 vjeç, i cili ka fotografuar Vullkanin Kilauea, më aktivi në tokë, për më shumë se 20 vjetë, citon: “Është forca me e mahnitshme, më e bukur dhe më e fuqishme që ekziston.” Në disa foto, Berni, ka lumenj llave shumë pranë këmbëve të tij në një temperaturë ajri mbi 100 gradë farenheit.

vullkan1Brad, i quajtur ndryshe Njeriu i Vullkaneve, shprehet: “Zakonisht jam vetëm, pranë vullkaneve, por ndonjëherë do të ishte mirë të përfshije një grup njerëzish, qoftë edhe vetëm për të parë se sa afër mund të qëndrojnё. Gjithmonë jam i pajisur me helmetë dhe dorashka, si edhe mbaj me vete një aparat respirimi, është shumë e dëmshme për shëndetin të qëndrosh pa të masa kaq pranë gazeve helmues vullkanikë. Në rast se diçka do të shkonte keq, do të përfundonte me vdekje, dhe disa herë kam ndjerë të më shkrihen shuajt e këpucëve ose këmbët e stativit të aparatit.”