Gazeta “Panorama” shkruan sot se darka është zhvilluar në vilën qeveritare, përballë Kryesisë së Kuvendit.
Të pranishëm në darkë kanë qenë anëtarët e këtij këshilli, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Namik Dokle , etj.
Në darkë ra në sy mungesa e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili ka konfirmuar për gazetën ftesën nga kreu i PS-së, por është shprehur se kishte angazhime të tjera dhe nuk mund të merrte pjesë .
Ndërsa Pëllumbi është shprehur se nuk merr pjesë në mbledhje të tilla që në prill të 2012-s. “Unë kam dhënë dorëheqjen nga Këshilli Politik që në 12 prill 2012 dhe kam deklaruar se arsyeja e dorëheqjes është se ajo që diskutohet aty, nuk përputhet me bindjet e mia se si duhet të funksionojnë gjërat”, është shprehur Pëllumbi.