Duke u rikthyer në kohë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi 23 qershori ishte kërkesa e dytë për ndryshim pas vitit 1992. Rama shprehu angazhimin për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor.
“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata cka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor, dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe Parlamenti Evropian ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë, por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me te drejta të plota në familjen evropiane”,- siguroi kryeministri Rama.
“Zero probleme me fqinjët”, do të jetë fokusi i Politikës së Jashtme, theksoi Rama me qëllim lënien pas të ‘etheve’ nacionaliste.
“Shqipëria ka qenë vend i pandikuar nga ndryshimi i shtetit, por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Politika e jashtme do jetë koncepti: zero probleme me fqinjët. Nuk ka ndryshim që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani. Kjo ambicie do na çojë drejt së ardhmes duke mësuar leksionet e mira, nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative”,- tha Rama i cili u ndal dhe tek zhvillimet Kosovë-Serbi duke vlerësuar se marrëveshja do të shmangë konfliktet.