Me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve sa më poshtë.
- Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.691, datë 16.08.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.754, datë 05.09.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.
- Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.606, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.607, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.
Ndërkaq, bazuar në “Kodin e Procedurave Administrative”, ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, ashtu sikurse edhe shkresave të Agjencisë së Prokurimit Publik në të cilat janë evidentuar një tërësi shkeljesh materiale dhe proceduriale nga ana e Autoritetit Kontraktor gjatë realizimit të procedurave, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar:
1 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
2 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
3 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
Anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.
Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.