Prokurori i Hagës: Vendimet tronditën Ballkanin

62

Serge-Brammertz0610Vendimet e Tribunalit kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa në Ballkanin Perëndimor, të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha prokurori Serge Brammertz. Tribunali Ndërkombëtar për Krime Luftë në ish-Jugosllavi pritet që të përfundojë punë pas pak vitesh, mirëpo vendimet kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha në intervistën për shërbimin qendror të Radios Evropa e Lirë, prokurori i këtij Tribunali, Serge Brammertz.

“Fakt është se tribunali apo zyra jonë ka padi kundër 161 personave. Shumica e këtyre proceseve janë përfunduar dhe unë besoj se një numër i madh i vendimeve tashmë janë marrë. Tani, askush nuk mund ta mohojë se vendimet e fundit e kanë lëkundur, nëse mund të them kështu, tribunalin”,- ka thënë Brammertz, për Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se si pjesë e këtyre proceseve, ne duhet të pranojmë vendimet që merren prej gjykatësve, por ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk mendojmë që ato kanë qenë vendime të duhura dhe se nuk mendojmë se ato vendime e reflektojnë realitetin e dëshmive, por, siç e thashë, ne jemi pjesëmarrës në ato procese. Se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i trashëgimisë së tribunalit, kjo mbetet të shihet, por zyra ime është kryesisht e përqendruar në një numër të proceseve të apeleve ku e njëjta pyetje e drejtimeve specifike që ka çuar deri te lirimi në rastin e Perishiqit, diskutohet prapë.

“Pra, ne e kemi përqendruar energjinë tonë në përpjekjet për të ndryshuar jurisprudencën e ankesave dhe, natyrisht, se ne kemi tri procese shumë të rëndësishme që janë duke u mbajtur, atë të Karaxhiqit, procesin e Ratko Mladiqit dhe ish-liderin e serbëve të Kroacisë në kohën e luftës, Goran Haxhiq. Ne, natyrisht se do të sigurohemi që këto procese të vazhdojnë dhe se jemi të sigurt se ato do ta kenë rezultatin e duhur”, ka thënë ai./kohanet/