Presidenti Nishani uron shqiptarët për 101 vjetorin

59

Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 101 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e tij, përveç të tjerave, Nishani i ka bërë apel klasës politike shqiptare që të zbusin klimën politike ndërpartiake dhe të vazhdohet me reformat e vendit.

Duke theksuar historinë e kombit tonë dhe vlerat që ai mbart, presidenti tha se, pavarësisht se jemi një komb i vjetër me gjuhë e tradita, në fund të fundit jemi si të gjithë kombet e tjerë.

I parnishëm në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, si dhe një sërë personalitetesh nga vendi dhe bota.

Urimi i presidentit:

101 vjet më parë, burra të mençur, të cilët e kishin mendjen vetëm të jepnin e jo të merrnin, shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Arritëm këtu me apo pa gabime, shpejtë apo ngadalë. Shtetin e bëmë, shtetin e kemi dhe që ta mbajmë duhet t’i shërbejmë.  Ndaj duhet të vijojmë reformat që duhen, të fillojmë reformën arsimore, që të dalin në të ardhmen njerëz të ndritur që do t’i shërbejnë këtij kombi. Të bëjmë çmos që ta zbusim klimën politikë ndërpartiake.Të vazhdojmë të punojmë më tepër për sa na ka mbetur për Evropën.

Kultura mbetet, të gjitha të tjerat ikin. Ndaj duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt, që të shtojmë vlerat kombëtare, por pa e tepruar, më mënurë që demokracitë të funksionojnë më mirë edhe me të tjerët.

Me fqinjët duhet të jemi më mirëkuptues dhe bashkëpunuesë, sepse fundja sado që jemi një komb me tradita të vjetra dhe me një gjuhë të vjetër, jemi njëlloj si të gjitha kombet e tjera.

Gëzuar dhe gjithmonë qofshim bashkë!