Sapo Rama deklaroi se Shqipëria e ka të pamundur që të bëhet pjesë e procesit të shkatërrimit të armëve kimike, me qindra qytetarë të mbledhur para kryeministrisë, të cilët deri para pak minutash po protestonin, e kthyen protestën në festë.
Vendimi është pritur me një eufori dhe ngazëllim edhe nga shumë të rinj e të reja, të cilët në profilet e tyre në “Facebook” përgëzojnë kryeministrin Rama për vendimin e marrë dhe e falënderojnë që dëgjoi zërin e sovranit.
“Më në fund një kryeministër i denjë që na bëri krenar”, -shkruhet ndër të tjera në rrjetet sociale në internet.