Policia e Kosovës bëri të ditur sot se në rrugët urbane dhe në ato rajonale ka caktuar njësite policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, përfshirë këmbësorët, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, nërsa paralajmëron se do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.
Në 24 orët e fundit në trafikun e Kosovës, sipas raportit të sotëm të Policisë, kanë ndodhur 58 aksidente, 17 prej tyre me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 512 gjoba për kundërvajtje.