Kreu i sindikatave të minatorëve, Agron Basha, tha se gjendja e vështirë e minatorëve i ka detyruar ata të ndërmarrin akte ekstreme.
“Për ne nuk është e rëndësishme kush është fajtor, por me rëndësi është që të punojmë. Minatorët i zbuluam në kohe, dhe nuk i lejuam të kryenin aktin fatal. U kam nisur te gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike, kane marrë kredi dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit,”- deklaroi Basha.