Përplasje me policinë, tentojnë prishjen e banesës

65

polici_banorSituatë shumë e tensionuar tek rruga “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku prej 16 ditësh, dhjetë banorëve të një ndërtese që do t’i rikthehet pronarit janë në grevë urie. Sot punëtorë privatë kanë tentuar prishjen e banesës, ndërsa banorët që kanë jetuar për vite të tëra aty kanë protestuar dhe nuk kanë lejuar punimet duke nxjerrë jashtë  punëtorët. Situata është tensionuar shumë mes banorëve dhe policisë private. Shembja e ndërtesës ka filluar me prishjen e çatisë, por banorët që ndodheshin në grevë kanë reaguar duke ndalur shembjen.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë zgjidhje për banorët e ndërtesës trekatëshe në rrugën “Margarita Tutulani”, të cilët prej disa ditësh janë në grevë urie. Ndërtesa është rrethuar nga policia, ndërsa kati i tretë është shembur nga pronarët. Banorët, shprehen të bindur për të vazhduar ende grevën deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Ata thonë se do të vijojnë të qëndrojnë në ndërtesën ku kanë banuar për 50 vjet.