Vorpsi shtoi se PD i kërkon sqarime kryeministrit Rama, mbi përfshirjen e vëllait të tij, në delegacionin shqiptar që vizitoi Izraelin.
“Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.
A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?
A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?
A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?”, -ka deklaruar Vorpsi.
Në fund ajo tha se PD mbetet me shpresën se kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ai ka premtuar.