“Drejtuesit e rinj të Policisë kanë përmbushur sot një ëndërr të vjetër të Kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri, që është denigrimi i Amaraldo Yzeirit, një oficeri model të Shtetit shqiptar.Të gjithë e kanë parë se si Amaraldo Yzeiri mbrojti flamurin tonë kombëtar në sulmin e dhunshëm të Partisë Socialiste me 21 janar të vitit 2011, dhe gjesti i tij u bë burim frymëzimi për gjithë shqiptarët, për këdo që i bën nderin e merituar simbolit tonë kombëtar.”- deklaroi zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.
Sipas PD-së kryeministri Rama, ai që përdhosi dy vite më parë flamurin tonë, nuk mund të mos hakmerrej ndaj oficerit model.
“Sot Amaraldo ka marrë në dorë një vendim që e largon atë nga trupa e operacioneve speciale.
Partia Demokratike e denoncon këtë rast si një hakmarrje personale të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, ndaj një oficeri që mbrojti nderin kombëtar, por që nxorri në shesh aktin e shëmtuar të këtij kryeministri, i cili shkeli dhe dhunoi institucionet dhe Flamurin tonë Kombëtar.Akti guximtar i Amarildos e bëri dhunën e Edi Ramës dhe të tijve të dukej edhe më e shëmtuar në sytë e gjithë botës.Akti heroik i Amaraldos e nxorri Edi Ramën një burracak që është gati të grisë e të ndotë Flamurin tonë për ambicien e tij. Dhe ky është i vetmi motiv i vërtetë i largimit nga detyra të oficerit Amaraldo Yzeiri.”- deklaroi Vorpsi.