‘’Ne do të bëjmë çmos që të tejkalojmë edhe këtë bllokadë, sepse ne besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësi pa kufij. Por e vetmja zgjedhje për të cilën interesohet Z. Rama është të mbrojë pushtetin e tij në krye të Partisë Socialiste.
Sa herë që Parlamenti është mbledhur, Zotit Rama i është kërkuar të lejojë një votim me shumicë të cilësuar mbi tre ligjet – dhe çdo herë ai e ka refuzuar. Vazhdimisht, ne kemi parë një rrjedhë të pafund alibish dhe shpikjesh, ndërsa ai bllokon ëndrrën Europiane të të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të të rinjve shqiptarë. E vetmja gjë që i zë rrugën integrimit në BE është Z. Rama! E vetmja gjë që i pret rrugën të rinjve për të studiuar në universitetet më të mira në botë është Z. Rama.E vetmja gjë që pengon të rinjtë të punojnë dhe të trajnohen jashtë vendit është Z. Rama.
Dhe e vetmja gjë që pengon me dhjetëra mijëra vende pune të paguara më mirë dhe me qindra milion Euro është Z. Rama. Në fakt, vitin e shkuar ne kishim statusin për vendin kandidat në BE deri sa Z. Rama e bllokoi përsëri duke përdorur një varg alibish absurde. Dhe tashmë është më e qartë se kurrë që bllokimi nga Z. Rama nuk ka të bëjë aspak me moralin sepse gjithçka është pjesë e strategjisë së tij elektorale. Në mënyrë cinike ai ngadalsoi sepse e dinte se statusi i vendit kandidat në BE nuk mund të arrihet para zgjedhjeve, duke i kushtuar kështu të rinjve një arsimim të vlefshëm dhe mundësi punësimi të cilat atyre i nevojiten shumë.
Partia Demokratike nuk do të pushojë deri sa integrimi në BE të bëhet realitet dhe të rinjtë të jenë në gjendje të përfitojnë nga të gjitha të mirat që vijnë bashkë me integrimin në Europë si: “ trajnimet profesionale” jashtë vendit, Master-at dhe Doktoraturat në universitetet Europiane dhe dhjetëra e mijëra vende të reja pune këtu në Shqipëri.
Sot, të rinjtë tanë janë më shumë se kurrë të informuar, të përgatitur, të motivuar dhe të talentuar – dhe në qoftë se ata kanë të njëjtat burime si homologët e tyre në Europë, ata mund të konkurojnë këdo në Europë!’’