Komisioni parlamentar kishte sot në rend dite diskutimin e propozimeve për tre komisionerët e rinj të Avokatit të Popullit. Por, nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se axhenda e mbledhjes parashikonte shqyrtimin e amendimeve të Kodit Penal dhe se futja në rend dite e një çështje tjetër është bërë nga kryetari i komisionit pa u konsultuar. “Kjo është e papranueshme dhe bëhet në shkelje të perseritur te rregullores”, tha Bylykbashi.
Në përgjigjen e tij, kryetari Fatmir Xhafaj pohoi se vërtet sot ishin parashikuar të diskutoheshin amendimet në Kodin Penal, por ende nga komisionet e tjera nuk kanë ardhur propozimet.
Pas kësaj, Xhafaj hodhi në votim kërkesën e opozitës, e cila u rrëzua nga shumica në komision. Kjo më pas u shoqërua me largimin e deputetëve të opozitës.