Dhjetë rrugët më të çuditshme në botë

57
me e ngushta
Rruga më e ngushtë
Rruga më e thepisur
Rruga më e thepisur
Rruga më e madhe rrethore
Rruga më e madhe rrethore
Rruga më e ngatërruar rrethore
Rruga më e ngatërruar rrethore

Nga rruga më e shkurtër në botë tek rruga më e komplikuar, rruga më e ndërlikuar rrethore dhe rruga më e gjerë për të bërë pazar.

1. Rruga më e shkurtër (Skoci)
Këtë rrugë e kalon shumë shpejt, pa qënë nevoja të veshësh as Këpucë të sheshta as me taka të larta! Rruga më “Shkurtër” në botë ka një gjatësi prej 2.06 metrash dhe ka vetëm një drejtim (!): Ajo ka vetëm një ndërtesë me numrin 1 që i takon hotelit.

2. Rruga më e ngushtë (Gjermani)
Në këtë rrugë duhet të jeshë sa më tepër elegant për ta kaluar pasi ajo ka një një gjerësi prej 31 cm (në pikën më të ngushtë) deri në 50 cm (në pikën më të gjerë). Përveç kësaj, kur të kaloni në këtë rrugë harrojini përqafimet me shpirtin tuaj binjak! Në dalje mund të kapeni përsëri dorë për dore.

3. Rruga më e komplikuar (Los Angeles, USA)
“O njerëz…humbëm…” bërtiti shoferi i fundit që kaloi andej dhe pastaj … Gjurmët kishin humbur! Një grup urash në katër nivele kanë krijuar rrjetin më të ndërlikuar të rrugëve në botë ku duhet të hedhësh thërrimet e bukës si “Gishtoja” në përrallë për të gjetur daljen!

4. Rruga me më shumë kthesa në botë (San Francisko USA)
Ajo ndodhet në kodrën “Rusian Hill” në San Francisko dhe përbëhet nga 8 kthesa të mprehta, të cilat para se ti kalosh që të jesh i sigurt duhet të kesh pirë ilaçe kundër të vjellave! Kufiri i shpejtësisë në këtë rrugë është 8 km. / Orë, ndërsa për të qënë sa më e sigurt është shtruar me tulla të veçanta.

5. Rruga më e thepisur (Zelanda e Re)
Shoferët në këtë rrugë e kanë zakon që të vendosin gurë në rrotat e makinave në mbrëmje, që makinat e tyre të mos rrëshkasin në të tatëpjetë, ndërsa për veten e tyre ata përdorin … patina akulli për të zbritur!

6. Rruga më e gjerë në botë (Buenos Aires, Argjentinë)
Korsitë me mbi 300 metra gjerësi dhe 12 korsi përbëjnë rrugën më të gjerë në botë, e megjithatë, bllokimi nga trafiku në këtë rrugë është shumë i madh. Sa për këmbësorët? Way … Një cigare dhe një kafe e ngrohtë është ajo që ju duhet të kalojnë rrugën! Ata të cilët nxitojnë për diku, tani mund të përdorin patina e tyre!

7. Rruga më e gjatë për të bërë pazar ( Ontario, Kanada)
Një nga rrugët qendrore në Ontario e cila lidh brigjet e liqeneve Ontario dhe Simcoe, duke mbuluar një distancë prej 1.178 milje. Kjo do të thotë se është rruga më e mirë ku ti mund të vendosësh nëse do të bleshë bluzën rozë që pe në vitrinë apo të kuqen, si do ta kombinosh, çfarë aksesuarësh të përshtaten etj. Përveç kësaj, ju keni kohë!

8. Rruga më e madhe rrethore (Putrajaya, Malajzi)
Kjo rrugë gjendet në jug të Kuala Lumpur dhe ka edhe një kodër të gjelbër, ndërsa gjatësia e saj arrinë në 3.4 km. Ajo është një nga rrugët më spektakolare në botë, mjafton që ju mos të bëni shumë rrotullime dhe të humbni orientimin tuaj! Përndryshe, ju mund të bëni një shëtitje në park!

9. Rruga më e ngatërruar rrethore (United Kingdom)
Që të mos ngatërrohesh në shtigjet e kësaj rruge, duhet të jeshë së paku … Houdini ose të kesh shkuar më parë tek “Fallxhorja”! Ajo është ndërtuar në vitin 1972 dhe përbëhet nga pesë mini-rrethrrotullime të cilat formojnë një rreth të madh. Në vitin 2009 u votua si rruga e katërt më e “tmerrshme” në Britani, pasi u vu re se shumë shoferë u mbyllën në spital psikiatrik!

10. Autostrada më e madhe në botë (Australi)
Me një gjatësi të përgjithshme prej përafërsisht 14,500 km (9000 milje) ajo është autostrada më e gjatë në botë, e cila bashkon të gjitha qytetet kontinentale kapitale të Australisë. Kjo është një autostradat më çlodhëse, ku udhëtimi merr një dimension tjetër!

Autostrada më e madhe në botë
Autostrada më e madhe në botë
Rruga më e gjatë për të bërë pazar
Rruga më e gjatë për të bërë pazar
Rruga më e gjerë në botë
Rruga më e gjerë në botë
Rruga me më shumë kthesa në botë
Rruga me më shumë kthesa në botë
Rruga më e komplikuar
Rruga më e komplikuar
Rruga më e shkurtër
Rruga më e shkurtër