Niveli i lartë i pesticideve, Mali i Zi ndalon importin e produkteve bujqësore me Shqipërinë

61

largea_perime_70489_thumb_large1362231046Mali i Zi ka ndaluar importin e shumë produkteve bujqësore që vijnë nga Shqipëria, për arsye të përmbajtjes së lartë të nivelit të pesticideve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, është bërë bllokimi i një sasie të konsiderueshme të kastravecit, që është importuar nga Shqipëria.

Në një kilogram kastravec është gjetur një materje aktive e quajtuar spiroxamine, me një sasi prej 0,094 mg për kg, që e kalon normën e përcaktuar nga legjislacioni i BE-së. Ky vendim i prerë është ndërmarrë pasi pas analizave të bëra nga laboratorët e specializuar të kësaj ministrie, kanë konstatuar nivel të lartë të pesticideve në produktet bujqësore.