Ngjela në Ora news: Rama e Basha marveshje për BKH-në

26

Avokat Spartak Ngjala tha se ligji për vettingun e politikanë është i panevojshëm. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ngjala tha se prej kohësh në Shqipëri ndodhet FBI, e cila i ka zbuluar të gjitha lidhjet e politikaneve. Sipas tij, ky propozim është një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës për të nxjerrë jashtë loje Byronë Kombëtare të Hetimit.

Spartak Ngjela: Është frikë e tyre që të zvarrisin kontrollin e tyre, por kushtetuta e ka thënë qartë, vettingu i tyre është Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Këto janë vettingu i politikanëve. Ajo ishte e një institucioni, i cili kishte probleme të veta në pushtet, ishte pushtet i veçantë. Por këtë pushtet e ka zgjidhur kushtetuta. Këta kanë rënë në marrëveshje me njëri-tjetrin. Por kur qenkan kaq të pastër pse nuk e formojnë BKH?! Duan që me një organ ligjor të lënë pa efekt BKH, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por kush i lë?! Se këto janë kërkesa kushtetuese, e para dhe e dyta FBI këtu ka kohë që punon. I ka zbardhur të gjitha, nuk kanë nevojë për vetting këta, ia ka zbardhur FBI të gjitha, i dinë ku i kanë paratë, ça do bëjë vettungu me këta. Këta kanë marrë para.

I pyetur se çfarë reagimi do të kenë ndërkombëtarët për këtë çështje, Ngjala tha:

Spartak Ngjela: Bëjnë gafa të mëdha sepse ndërkombëtarët qeshin me hallin e tyre. Janë në hall! Hetimi ndaj tyre ka filluar, ça vettingu do bëjnë këta, pse do ti kontrollojë, për pronat?! Këtu është problemi më i madh se kaq. Do tallen, do t’i akuzojnë dhe do ti thonë shkoni bëni Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në lidhje me ligjin e magjistraturës, Ngjala tha se ai është pozitiv sepse e kanë kërkuar ndërkombëtarë.

Spartak Ngjela: Është pozitive sepse e kanë kërkuar ndërkombëtarët sepse kërkohen mbushje, por mbushje me nivel profesional. Duhet të rrisin numrin dhe të ulin vitin, për të mbushur radhët e pushtetit gjyqësor, i cili do të goditet deri në 50%.

Mungesa e eksperiencës qëndron deri diku, por mbushja është në 1/3, të tjerat rezistojnë. Sepse do ketë këshilltarë do të ketë stafe në menaxhimin e një çështje dhe e gjitha shpresa jonë do të jenë magjistrat. Gjyqtarët që kanë dalë nga shkolla e magjistraturës duhet t’i vënë shpatullat procesit të emancipimit të ligjit dhe drejtësisë në Shqipëri.