Published On: Pre, Tet 18th, 2019

Në sytë e tmerruar të Alvinit

Share This
Tags

Aurora Allushajt

Në të gjithë e kishim harruar Alvin. Vraponim në përditshmërinë tonë, punë, pazare, takime me miq e mbrëmjeve ktheheshim në familje. Ndërkohë që për Agronin, babain e Alvin nuk është e njëjta gjë. Që prej 2014-ës kur ish gruaja u nis drejt Sirisë me të birin ai ka harruar të jetojë.
Aktualisht në shtetin Sirian ndodhen të bllokuar rreth 8000 fëmijë europianë.
Këta fëmijë kanë parë me sy tmerrin e luftës, fëmijë që kanë një ‘faj’ të vetëm, kanë ardhur në jetë nga njerëz që u indoktrinuan lehtësisht.
Përveç rrezikut nga bombardimet turke, risku për abuzime, dhunë e keqtrajtime është shumë i lartë.
Mbrëmjen e kaluar programi italian “Le iene” risolli në ekran rastin e Alvin, fëmijës që kërkohet nga babai i tij prej 2014-ës. Dhimbja ishte shumë e fortë, ishte e njëjta që ndjeva kur rojet detare italiane përhapën fotografinë e nënës së mbytur në fund të detit me fëmijën e saj.
Ngjarje që fatëkeqësisht kohët e fundit përsëriten më frekuencë të shpejt. Pamje të forta, Agroni takoi djalin e tij pas 5 vitesh por u detyrua ta lërë në kampin Sirian për shkak të procedurave.
Babai i Alvin iku gjysmë i vdekur nga ai kamp, por çdonjëri prej nesh vdiq nga pak mbrëmjen e djeshme.
Vdiq shteti ynë, organizatat, shoqëria jonë…
Në sytë e Alvinit të vogël kemi vdekur të gjithë nga pak.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

<>