Ndotja masive në Kinë, tregues i problemeve të tjera më të mëdha

50

China_Air_Pollution_713637aHuman Rights Watch

Kina nuk do të jetë e aftë  të zgjidhë krizën e saj ambientale, pa respektuar të drejtat e njeriut. Kriza është e rëndë siç tregojnë raportet e fundit nga Harbin, një qytet me 11 milionë banorë në verilindje të Kinës. Harbin është mbyllur nga ndotja e ajrit që ishte 50 shkallë më lartë se  niveli i sigurisë i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndotja ishte aq e lartë sa  faqja zyrtare  e lajmeve të qytetit thoshte se ‘ Nuk mund t’ dallosh gishtat e dorës kur i vë përballë fytyrës”

Ky nuk është veçse lajmi i fundit i tmerrshëm në lidhje me gjendjen e  mjedisit në Kinë, që ka dalë në sipërfaqe këto ditë. Dhe nuk është se qeveria kineze nuk është në dijeni të problemit.

Në shtator, zyrtarë të qeverisë kineze, Kombet e Bashkuara, institucionet akademike dhe shoqëria civile morën pjesë në Forumin e 6-të vjetor Beijing Human Rights Forum. Tema e Forumit të këtij viti ishte të drejtat mjedisore. Presidenti i Shoqatës së Kinës për të Drejtat e Njeriut, një Think-Tank e sponsorizuar nga qeveria, lajmëroi në hapje: ‘Të pasurit e një mjedisi të pastër dhe të bukur, është ndër të drejtat themelore njerëzore’

Problemi gjithsesi është, që nuk mund të kete të drejta kuptimplote mjedisore, pa të drejtat e tjera bazë: aksesi në informacion, liria e të shprehurit, liria e të grumbulluarit, e drejta për shëndet dhe e drejta për kurim. Larg së njohuri të këtyre të drejta, qeveria kineze, po i dhunon ato, kryesisht për sa i përket protestave mjedisore.

Në gusht, burime nga Komuniteti Tibetian në provincën e Qinghai në jugperëndim të Kinës raportuan, se protesta kundër aktiviteteve ilegale të minierave kineze, përfundoi duke hedhur gaz lotues mbi protestuesit dhe në arrestime, nga ku dhjetëra prej tyre të plagosur.

Në provincën e Guangdong në korrik dhe gusht, përplasje të përgjakshme mbi ndërtimin e një impianti përpunues plehrash, çoi në burgosjen e protestuesve që thërrisnin ‘ Thuaj jo Kancerit’ dhe ‘ Mbroni shëndetin e gjeneratave të ardhshme’

Në Kinë vlerësohen rreth 450 ‘fshatra kanceroz’ ( komunitete afër fabrikave ose fushave kimike ku përqindja e kancerit e tejkalon mesataren kombëtare-). Banorët që i bëjnë peticione qeverisë lokale dhe kombëtare për ndihmë ose informim, shpesh injorohen, refuzohen, kërcënohen ose arrestohen.

Në shtator 2009, prindër të fëmijëve të helmuar nga plumbi, u arrestuan në një autobus udhëtimi në një qytet lokal, ku shpresonin të merrnin informacion në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre. Autoritetet kineze e justifikuan arrestimin, duke thënë se, ndëshkimi ishte i nevojshëm ‘ për edukim publik’.

Beijing ka lajmëruar kohët e fundit për një angazhim të ri për adresimin e degradimit mjedisor në vend, duke përfshirë një plan për reduktimin e emetimeve të qymyrgurit dhe burimeve të tjera ndotëse të larta. Por, Kina ka shumë ligje mbrojtje të fortë mjedisore nëpër libra. Çfarë mungon është zbatimi dhe përgjegjshmëria, që vjen nga respektimi i të drejtave të njeriut.

Mbrojtja dhe rikuperimi i ajrit të pastër, ujit dhe tokës në Kinë kërkon një angazhim të të drejtave të njeriut. Deri sa Kina të plotësojë këtë angazhim, e drejta për një mjedis të shëndetshëm, do të fshihet në qiejt e ndotur.