Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullon lajmi se ish-Kryeministri, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi flet për një aksident me makinë.
Në të vërtetë e gjitha kjo është një sajim. Vetë ish-Kryeministri ka reaguar duke thënë se, “është si kokrra e mollës”.
“Gëzuar Kurban Bajramin…! Kur të mësojnë shqipen zyrtare shpellarët e blogjeve, edhe mund të ‘sëmurem’. Deri atëherë jam si kokrra e mollës! Kurban sitet!”, ka pohuar Nano për GSH.



