Ministria e Arsimit: Shkeljet ligjore do ndëshkohen penalisht, konkurrimi do të jetë transparent

63

lindita-nikollaMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë të ditur për opinion publik gjendjen në të cilën ndodhet sistemi arsimor në vend dhe masat për ta rregulluar atë.

Sot fillon fundi i militantizmit dhe korruptimit të shkollës përmes emërimesh pa kriter gjatë gjithë këtyre viteve. Jam këtu për të rikonfirmuar vullnetin e fortë të qeverisë që unë përfaqësoj dhe të institucionit që unë drejtoj”, -deklaroi Nikolla.

Nikolla sqaroi se lajmërimet për konkurrimet do të bëhen në shtyp dhe në faqen online të MAS. Ajo shpjegoi gjithashtu se, seleksionimi do të bëhet duke u bazuar në kritere të qarta të shpallura publikisht dhe në transparencë publike të plotë. Do të ketë 13 finale publike, mes 3 deri në 5 kandidatë, përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga personalitete të arsimit.

Nga dëshmi prindërish, histori mësuesish e ngjarje të treguara nga nxënësit, e dinim që situata në sistemin tonë arsimor ishte e rëndë. As në makthin tonë më të keq, nuk e imagjinonim dot që gjërat ishin aq keq sa i gjetëm. Nisur nga rekomandimet e grupit të inspektimit të bazuara në gjetjet e këtij procesi, ju komunikojmë se janë marrë masat disiplinore: Zgjidhje e menjëhershme e kontratës për 59 persona të implikuar në shkelje të hapur të ligjit, përfshi 12 drejtues të DAR-ve, vërejtje me paralajmërim për 13 punonjës; vërejte për 5 punonjës.  Për shkelje të konstatuara, drejtorët që shkarkohen si dhe ata që nxituan të japin dorëheqjen, pasi u përballën me faktet e keq-menaxhimit dhe shkeljet e konstatuara nga ekipi auditues, sigurisht do të përballen edhe me forcën e ligjit”, -theksoi Nikolla.