Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha së bashku me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë të rëndësishme zyrtare. Kjo vizitë, zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi.
Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.


