Misteret e trekëndëshit të Bermudës

84

triangolo_bermuda_web--400x300Trekëndëshi i Bermudës ndodhet në Oqeanin Atlantik. Duke filluar nga 1800-a deri më sot janë zhdukur në mënyrë misterioze të paktën mbi njëqind anije dhe avionë dhe në disa raste është verifikuar që janë gjendur anije ose velierë të vegjël bosh, pa ekuipazh, edhe pse në bordin e tyre gjithçka ishte normale dhe varkat e shpëtimit ishin akoma në vendet e tyre, për këtë arsye nga një anë nuk ekzistonte asnjë motiv që të justifikonte një arratisje të ekuipazhit për arsye urgjence dhe nga ana tjetër prezenca e varkave të shpëtimit tregon se ekuipazhi nuk ishte larguar nga anija me dëshirën e tij për një arsye te caktuar, sepse në këtë rast do të kishte përdorur varkat qe siç thamë, u gjetën aty ku ishin, pa përdorur.Do të fillojmë duke përshkruar disa raste të veçanta dhe të famshme mbi zhdukjen e anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës.

Pasi të kemi përshkruar këto zhdukje misterioze, do të marrim në konsiderate disa hipoteza që janë hedhur për t’i dhënë një shpjegim këtyre zhdukjeve misterioze dhe për t’u munduar të zgjidhim misterin e Trekëndëshit ëe Bermudës.Anija e parë e zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës për të cilën do flasim është Marine Sulphur Queen, e cila u nis në 2 shkurt të vitit 1963 nga Galveston për në Norfolk. Anija Marine Sulphur Queen duhej të arrinte në Norfolk në 7 shkurt. Por pikërisht në atë ditë, duke parë që anija ishte me vonesë sipas orarit të mbërritjes, Roja Bregdetare dha alarmin.Po të mendohemi mirë, kishte diçka të çuditshme në nxitimin për të dhënë alarmin, sikur ta ndjenin që kishte ndodhur diçka e keqe.

Ndoshta nxitimi i dhënies së alarmit ka të bëjë me faktin se pas transmetimit të dy mesazheve private në 4 shkurt 1963, radioja e bordit të anijes kishte heshtur çuditërisht së transmetuari.Në 8 shkurt, 7 aeroplanë fluturojnë sipër zonës që përfshihet midis Galveston Gjirit të Floridas. Por, edhe me impenjimin e njerëzve që merrnin pjesë në kërkime, nuk u has në asnjë anije, asnjë relike, asnjë njollë dyshuese. Ditën e nesërme u kryen serish kërkime, këtë radhë ëe larg por dhe kësaj here nuk u gjet asnjë anije apo shenjë e dyshimtë.Deri në 13 shkurt u ndërmorën shumë fluturime zbulimi në një sipërfaqe prej 500.000 km2. Zona gjithashtu po inspektohej nga disa anije kërkuese dhe u morën në pyetje kapitenët e shumë anijeve që kishin ndjekur hamendësisht të njëjtën trajektore të anijes së zhdukur. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet nuk pati asnjë rezultat.

Kjo zhdukje e një anije të madhe ndodhur pranë bregdetit në një zone relativisht të ngushtë dhe pa asnjë sinjalizim rreziku të lëshuar nga anija është një mister i vërtetë. Sipas ekspertëve që u morën me kërkimet, dukej sikur anija të ishte zhdukur papritur pa lënë asnjë gjurmë. Gjëja më e habitshme ishte se zhdukja kishte ndodhur në një zonë të ngushtë në afërsi të bregut dhe shumë e trafikuar nga anijet.Komisioni hetimor i Rojes Bregdetare publikoi një raport shumë të detajuar mbi zhdukjen e anijes. Në këtë raport u arrit në konkluzionin se zhdukja e anijes ishte e pashpjegueshme, edhe për arsyen sepse kushtet e lundrimit dhe ato atmosferike nuk krijonin asnjë rrezik për anijen.Tani do të marrim në konsiderate zhdukjen në Trekëndëshin e Bermudës të Cyclops, një anije e madhe që përdorej për furnizimin e trupave amerikane me bazë në Atlantikun Jugor. Zhdukja e kësaj anije ndodhi në 4 Mars 1918. Anija u nis nga Bahia në 21 Shkurt 1918 drejtuar SHBA-së por që asnjëherë nuk arriti në destinacion. Sinjalizimi i fundit për këtë anije u bë në 4 Mars, ditë në të cilën Cyclopsi ndaloi në portin e La Barbade, por kjo ishte dhe hera e fundit që dikush pa anijen sepse ajo nuk arriti kurrë në Norfolk.

Sipas Komisionit Hetimor që ndërmori hetimet mbi zhdukjen e kësaj anije bëhet fjalë për një zhdukje totale, perfekte, e pashpjegueshme: asnjë SOS, asnjë relikt, asnjë varkë shpëtimi, asnjë dyshim apo provë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur anijes.Roja Bregdetare lëshoi një deklaratë kuptimplote në të cilën zhdukja e Cyclops u konsiderua si një nga më të mistershmet e të gjitha kohërave në Marinën Bregdetare.Por misteret e Trekëndëshit të Bermudës nuk mbarojnë këtu, përkundrazi, zhdukja e Cyclops është më pak e mistershme se sa ajo që do të lexoni më poshtë.Ne vitin 1881 anija amerikane Ellen Austin dalloi nga lart një velier që po shkonte drejt bregut.

Kapiteni i Ellen Austin urdhëroi afrimin drejt anijes që po përfundonte në breg por të gjithë ngelën të habitur kur vunë re se anija ishte komplet bosh, pa ekuipazh. Si hipoteze e parë menduan se ekuipazhi ishte larguar nga anija nga dallgët, dhe për këtë arsye kapiteni i anijes Ellen Austin transferoi në velier disa nga ekuipazhi i tij, duke u kthyer të dyja njëra pas tjetrës.Natën tjetër papritur u shfaq një mjegull dhe, kur kjo u shpërnda, Ellen Austin u gjet vetëm në mes të detit. Dy ditë më pas velieri misterioz u rishfaq sërish dhe, çuditërisht, dukej sërish sikur nuk arrinte të mbante drejtimin e duhur gjatë lundrimit, edhe pse këtë herë velat ishin të hapura.

Anija Ellen Austin rimorkioi velierin dhe thërritën njerëzit e ekuipazhit që më parë ishin transferuar aty nga Ellen Austin. Për habinë e të gjithëve askush nuk u përgjigj, sepse velieri ishte sërish pa asnjë ekuipazh në bord.Kapiteni i Ellen Austin kërkoi serish vullnetare midis ekuipazhit të tij që të pranonin të shkonin në velierin e rimorkiuar. Këtë herë nuk ishte e lehtë të gjendeshin persona vullnetarë duke qenë se të gjithë ishin të terrorizuar nga zhdukja e ekuipazhit të mëparshëm. Gjithsesi me vështirësi u gjetën persona të tjerë, që fale shumës së parave vënë në dispozicion nga kapiteni, u transferuan në velier dhe vazhduan rrugën sëbashku.Por jo për shumë, sepse shpejt u paraqit e njëjta skenë e tmerrshme. Gjatë natës u rishfaq sërish mjegulla që tmerroi ekuipazhin e Ellen Austin. Mëngjesin tjetër u zhduk sërish, por ditën tjetër përsëri u rishfaq, dhe këtë herë pa ekuipazhin në bord. Atëherë kapiteni i Ellen Austin u dorëzua dhe nuk dërgoi me asnjeri në velierin misterioz duke u bindur se në atë anije diçka e shtriguar kishte ndodhur, një mallkim.

Por në Trekëndëshin e Bermudës nuk janë zhdukur vetëm anije, por dhe një numër i konsiderueshëm aeroplanësh

Rasti i parë i zhdukjes së aeroplanëve që do të marrin në shqyrtim ndodhi në 5 dhjetor të 1945 dhe ka të bëjë me 5 aeroplanë ushtarake Avenger. Këta avionë Avenger u ngritën nga baza e Fort në Florida për një stërvitje por nuk u kthyen më në bazë. Duke dashur të sintetizojmë atë çka ndodhi, duhet të vëmë në dukje pikë së pari që, një orë e gjysëm më vonë pas nisjes së skuadriljes, baza e nisjes kapi një mesazh nga avionët Avenger shumë të habitshëm: pilotët e Avenger-eve komunikuan që nuk shikonin më tokën dhe si rrjedhojë kishin humbur.Ky mesazh është absolutisht i pashpjegueshëm sepse nga një anë avionët ishin akoma afër bazës së nisjes dhe duhet ta shikonin se s’bën, nga ana tjetër qielli ishte i hapur dhe pamja e qartë.

Kontrollori i fluturimit këshilloi kapo skuadriljen që të ktheheshin drejt perëndimit por përgjigjia që i erdhi nga kapo skuadrilja ishte komplet e pakuptueshme. Ai në fakt tha se nuk ishte i sigurtë për asnjë drejtim dhe tha gjithashtu se ngjyra e oqeanit ishte ndryshe nga ajo e zakonshmja.Pas kësaj fraze të pakuptueshme njerëzit në bazën e kontrollit filluan të shqetësoheshin seriozisht, ose më mirë të themi që i kapi paniku përballë kësaj ndodhie të pazakontë. Dukej sikur avionët Avenger kishin përfunduar në një dimension tjetër ku ngjyra e detit ishte ndryshe nga jona. Kaluan minuta të gjata plot me ankth.Pas rreth gjysëm ore kontrollori i fluturimit kërceu nga karrikja kur mori një mesazh të ri jo më pak të pakuptueshëm. Në fakt kapo skuadrilja i avionëve Avenger komunikoi se nuk dinte pozicionin ku ndodheshin avionët dhe mbylli mesazhin e tij me këto fjalë enigmatike: duket sikur jemi…

Pas këtyre fjalëve kontrollori i fluturimit humbi çdo kontakt me avionët Avenger dhe ata u zhdukën përgjithmonë.Tani do te flasim për zhdukjen e një tjetër avioni që ndodhi vetëm pak orë pas zhdukjes së atyre Avenger. Dhjetë minuta më vonë nga ky mesazh i pabesueshëm komandanti i bazës dha urdhërin që një hidrovolant Mariner të fluturonte drejt pozicionit të fundit ku ndodheshin avionët Avenger përpara zhdukjes. Hidrovolanti Mariner arriti në aëe pozicion në 1 orë. Marineri dërgoi rregullisht mesazhe shumë të detajuar edhe sepse anëtarët e ekuipazhit ishin ekspertë në këto lloj kërkimesh. Komandanti qëndroi në pritje të mesazheve të reja nga Mariner, të cilat nuk arritën më. Komandanti mendoi se ishin shenjë e mirë, duke interpretuar mungesën e mesazheve me faktin që njerëzit e Mariner ishin duke u marrë me shpëtimin e pilotëve të mbijetuar të avionëve Avenger.

Megjithatë me kalimin e orëve komandanti filloi të shqetësohej dhe kërkoi të komunikonte me Mariner por hidrovolanti nuk përgjigjej. Edhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si avionët Avenger. Menjëherë u nisën avionë dhe anije të tjera për të kërkuar hidrovolantin mariner, përfshirë këtu dhe një aeroplanmbajtës, por megjithëse kërkimet, u desh të pranohej fakti që dhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si Avenger-ët. Këta nuk janë avionët e vetëm të zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës: në periudhën midis 1950 dhe 1995 janë zhdukur dhe 20 aeroplanë të tjerë.Pasi kemi përshkruar zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës, do të tregojmë hipotezat që janë formuluar për të shpjeguar misterin e Trekëndëshit të Bermudës.Shumë shkurt mund të themi që hipotezat e hedhura janë 3: hipoteza Atlantida, prezenca në Trekëndëshin e Bermudës të dritareve ekstradimensionale ose dritaresh shumëdimensionale dhe hipoteza që shpjegon misterin e Trekëndëshit te Bermudës nën aspektin e UFO-ve.