Gjatë fjalës së tij, Meta, theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbështetje për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe respektim të të drejtave të pakicave maqedonase në vendin tonë.
“Faktori shqiptar atje është një urë solide bashkëpunimi mes nesh, mbështesim sovranitetin, integritetin e Maqedonisë dhe e vlerësojmë atë një vend shumë të rëndësishëm. Mbështesim dhe duam përshpejtimin e proceseve integruese të Maqedonisë, duam ta shohim anëtare të NATO-s dhe shumë shpejt të jemi së bashku anëtare në BE. Projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore si korridori 8, por edhe për prioritetet e axhendës evropiane sidomos në luftën kundër krimit”- tha Meta, duke theksuar mbështetje të plotë të zbatimit të plotë dhe efektiv të marrëveshjes së Ohrit.
Sipas Metës në qendër të vëmendjes do të jetë edhe respektimi i të drejtave të pakicave maqedonase tek ne, duke premtuar së shpejti edhe një vizitë në Pusnec.