Meta-Rrahmani: Projekte të përbashkëta në shëndetësi

58

meta rrahmaniKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot pasdite në Kuvend Ministrin e ri të Shëndetësisë të Kosovës, Imet Rrahmani, të cilit i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe suksese në detyrën e tij të re.

Kryetari i Kuvendit, Meta, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës, theksoi se thellimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ka një rëndësi të veçantë për rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e të dy vendeve. Në këtë kuadër Meta u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë do mbështesë çdo iniciativë që i shërben punës së përbashkët të të dy qeverive.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Imet Rrahmani, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Tiranë dhe e falenderoi Kryetarin e Kuvendit Meta për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit social dhe shëndetësor të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Meta duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, theksoi se projektet ndërkufitare, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së jetesës të banorëve në të dyja anët e kufirit si një domosdoshmëri e përbashkët