Published On: Mar, Jan 21st, 2014

Meta në Marsejë: Mesdheu duhet të jetë në fokusin e investitorëve ndërkombëtarë

meta marseleKreu i i Kuvendit z. Ilir Meta, shoqëruar nga Deputetet Klodiana Spahiu dhe Dashamir Shehi, mori pjesë në Sesionin e VIII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, Francë me ftesë të Kryetarit te Asamblesë Kombëtare te Francës z. Claude Bartolone dhe Presidentit te Senatit te Francës z. Jean-Pierre Bel.  Kreu i Kuvendit Meta në fjalën e tij theksoi se Shqipëria i mban prioritetet e APM në krye të axhendës së saj politike dhe sociale dhe se bashkëpunimi konkret ndërqeveritar dhe ndërparlamentar do të kontribuoje në ruajtjen e rajonit të Mesdheut në fokus të investitorëve ndërkombëtarë.

“23 vjet më parë, Shqipëria nuk kishte as liri, as treg të lirë, as lirinë e fjalës, as mirëqenie, as të drejta sociale dhe vendi ishte totalisht i izoluar dhe i ndarë nga pjesa tjetër e botës. Sot, Shqipëria si dhe vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht problemeve dhe sfidave të përbashkëta, gezon një demokraci funksionale dhe qytetarët e saj gëzojnë të drejta të plota sociale dhe politike. Njerëzit në Evropën Jug-Lindore kanë arritur shumë gjatë dy dekadave të fundit, falë inciativave të integrimit rajonal, dhe çka është më e rëndësishme, falë perspektivës së integrimit Euro-Atlantik që ka inspiruar ndryshimin e vërtetë dhe stabilitet në nën-rajonin tonë. Ne kemi shumë për tu krenuar! Që nga shtatori i vitit të shkuar, Shqipëria ka një Parlament të ri dhe një koalicion të ri qeverisës që po e tregon angazhimin e tij të qartë për të ndjekur një program ambicioz tëreformave ekonomike dhe sociale, të cilat pasqyrojnë mjedisin e ri të imponuar nga kriza evropiane, veçanërisht përmes fqinjëve tanë të afërt, Greqia dhe Italia, burimet kryesore të të ardhurave tona nga emigrantët dhe të investimit.

Duke qenë se qeveria e re ka trashëguar një situatë ekonomike kritike, veçanërisht sa i takon financave publike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar muajin e kaluar një paketë të re fiskale që synon të sjellë besim për ekonominë. Pavarësisht faktit që ne i kemi shpëtuar reçesionit, ekonomia shqiptare ka perjetuar nje rritje ekonomie modeste, e cila për vitin 2013 është vlerësuar 1,3%, me një përmirësim te pritshem prej 2% në vitin 2014. Ndërkohë që kërkesa e jashtme nga Eurozona është pakësuar, aktualisht ekonomia jonë po operon nën potencialin e saj të vërtetë.Qeveria jonë sapo ka mbyllur një marrëveshje me FMN-në dhe Bankën Botërore për rreth 1 miliard dollarë për një periudhë 3 vjeçare, për të stabilizuar ekonominë dhe për të krijuar hapësirën për zhvillim dhe investime.

Fokusi ynë kryesor është në krijimin e infrastrukturës për tërheqjen me sukses të Investimeve të Huaja Direkte. Ne po ulim taksat për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përfshijnë 95% të të gjitha bizneseve në Shqipëri dhe përfaqësojnë 80% të forcës së punës në sektorin privat. Në terma afatshkurtër, ne po punojme për ta cuar ekonominë drejt nje rritjeje te konsiderueshme për të rritur investimet, për të rikthyer besimin tek tregu dhe për të stimuluar krijimin e vendeve të punës.Në të njëjtën kohë ne duam të nxisim një klimë biznesi që stimulon prodhimin vendas, rrit eksportet dhe është tërheqëse për Investimet e huaja direkte, si e vetmja mënyrë për të kompensuar rënien e të ardhurave nga emigrantët tanë. Në afat mesëm ne synojmë të ulim defiçitin dhe borxhin publik, ndërkohë që përmirësohet mbledhja e taksave, të rrisim efiçencën e shpenzimeve publike dhe ne presim që sektori privat do të vazhdojë me investimet, duke filluar që nga ky vit”, ka deklaruar Meta.

About the Author

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>