Meta dekreton nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshaj

17

Presidenti Ilir Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj.

Dekreti i Kreut të Shtetit vjen pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes të dorëzuar me 15 nëntor 2018.

Vendimi i sotëm i hap rrugë dekretimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, ku sot është dhe afati i fundit për dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta.

Herën e parë, presidenti Meta e hodhi poshtë propozimin e Edi Ramës për ministrin e Brendshëm, por kryeministri vendosi që të dërgojë sërish të njëjtin emër, pasi e emëroi dhe zv/ministër.

Një ditë më parë Presidenti i deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.