Angela Merkel: Për Shqipërinë janë mjaft të rëndësishme krijimi i kushteve ligjore te besueshme sepse mendoj që investitorët gjermanë kanë nevojë për tu besuar këtyre kushteve dhe situatës juridike.
Çështja e azilkërkuesve u prek nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili e sheh si çështje sigurie por edhe si problem social, ndaj dora i shtrihet serish Gjermanisë për ndihmë.
Edi Rama: Ne e dimë fare mirë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, gjë për të cilën bashkëpunimi ynë me Gjermaninë dhe me vendet e BE ka qenë dhe mbetet në nivlein më të lartë, por edhe problem social.
Angela Merkel: Nuk është një vend prej të cilit azikëkruesit do të njihen si azilantë. Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe mendoj se Shqipëria bën pjesë në ato vende që mund ta ofrojë fuqinë punëtore.