Mandela nuk i dorëzohet vdekjes

59

Nelson Mandela on Day After ReleasePresidenti i parë më ngjyrë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela vazhdon të luftojë me kurajo vdekjen. Këtë e ka konfirmuar e bija, Makaziwe.

Ajo tha për mediat se babai i saj vazhdon të jetë mes të gjallëve, i fortë dhe kurajoz. “Edhe pse nuk flet shumë, ai po na jep mësime për durimin, dashurinë dhe tolerancën”, tha ajo.

Mandela, 95 vjeç është duke u kuruar në  shtëpi dhe ka muaj që rri i shtrirë në shtrat. Ai la spitalin ku kurohej në muajin shtator, apsi u trajtua për një infeksion në mushkri.

Mandela fitoi çmimin Nobel për paqe për rolin e tij në luftën kundër racizmit në Afrikën e Jugut, si edhe për faljen që u bëri persekutorëve të tij, kur u lirua nga burgu në vitin 1990.