Pejiç ka ende kontratë me Skënderbeun

49

partizan tiranaKroati Pero Pejiç ka kontratë me Skënderbeun deri në fundin e këtij sezoni kanë bërë të ditur zyrtarët e kësaj skuadre. Por, Takaj mësohet të ketë thënë se asnjë futbollist nuk mbahet me zor në ekipin e Skënderbeut ashtu siç ka bërë të ditur se të gjitha lëvizjet para mbylljes së kontratës janë të parashikuara në kontratë.

Mësohet se Takaj ka shkuar akoma më tej kur është shprehur se gjatë kohës që lojtari ka kontratë me ekipin tonë duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për ato çfarë thotë në gazetat sportive në qoftë se nuk duan të përballen me ato çfarë janë të parashikuara në pikat e secilës kontratë.