Pas blerjes së çantës “Hermes Grace Kally” me lëkurë krokodili nuk kushton më pak se 15 mijë euro dhe është një nga çantat më të shtrenjta në botë, Bregu ka blerë dhe një makinë super lukzose.
Bëhet fjalë për një makinë të markës Jaguar XF me ngjyrë të zezë. Kjo markë, së bashku me Porshe apo Lamborgini, janë marka që preferohen nga njerëzit e spektakleve apo sportistët dhe nuk kemi parë që ta përdorin shumë njerëzit e politikës, të cilët preferojnë më shumë marka klasike.
Nga deklaratat e përvitshme të pasurive që bëjnë punonjësit shtetërorë, shohim që paga e saj si ministre e Integrimit ka qenë rreth 1300 000 lekë në vit, pagë e cila, edhe pse është relativisht e mirë, në fakt nuk të krijon mundësi për ta ekzagjeruar kaq shumë me veshje e blerje të tjera të shtrenjta.
Ndërkohë që në deklarimet e saj vjetore të pasurisë, Bregu pohon se ai që sjell shumë para në shtëpi është i shoqi, rreth 45000 euro në vit, në punën e tij si producent dhe regjisor filmash. E, për t’u kthyer te makina, duket se Jaguari i zonjës Bregu vjen i kombinuar shumë mirë me veshjet e saj, si gjithmonë perfekte, me taka dhe fustane ngjitur pas trupit.