Pranga të shumëkërkuarit të Interpol Romës

73

carabinieriKatër vite më parë gjykata e Peskarës kishte dënuar një bandë me 4 shqiptarë. Për aktet e kryera në Peskara dhe në rrethina, gjykata i kishte dënuar të gjithë bashkë me 25 vite burg. Mirëpo, njëri prej të dënuarve kishte mundur t`i shpëtonte ndjekjes së policisë italiane dhe të futej në Shqipëri. Pasditen e djeshme, policia e Tiranës, pas marrjes së kërkesës së Interpol Romës, ka intensifikuar hetimet për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e të kërkuarit të tyre. Blerim Allushaj është vënë në pranga nga skuadra e policisë në kryeqytet ndërsa ai rezulton i dënuar me 7.8 vite burg, për grabitje. Gjithashtu, policia e Tiranës bën me dije se, në të vërtet, i riu është i akuzuar edhe nga Gjykata e Romës pasi dyshohet se është i implikuar në një gjobëvënie, ndonëse për Allushajn ende nuk saktësohet se në çfarë ngjarjeje është përfshirë emri i tij. Policia e Tiranës bën të ditur se në urdhër- arrestin ndërkombëtar ndaj Allushajt saktësohet se ai është i dënuar me 6 vite burg edhe në Romë. 27- vjeçari do të mbahet në paraburgim derisa drejtësiaitaliane të përgatisë dosjen e ekstradimit të tij drejt Romës.

4 vite më parë

Mediet italiane shkruanin: 25 vite burg për një grup kriminal që merrej me grabitjen e vilave. Gjyqtari që kishte dhënë dënimin i përkiste Gjykatës së Peskarës dhe quhej Guido Campli. Në dosjen që i përkiste grupit kriminal gjendeshin emrat e shqiptarëve, të cilët ishin: Blerim Allushaj, 25 vjeç, i dënuar me 7.8 vite burg, Klodian Hida, 25 vjeç dhe Ylber Rama 35 vjeç, të cilët u dënuan me 4.10 vite burg si dhe Haxhi Kacanja 37 vjeç i dënuar me 6.7 vite burg. Sipas akuzës, ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal dhe objektivi i tyre ishin vjedhja e banesave, kryesisht grabitja e vilave dhe e shtëpive në të cilët nuk kishte banorë brenda. Prokuroria e Peskarës kishte fiksuar se shqiptarët kishin kryer grabitje për rreth katër muaj nga dhjetori i vitit 2007 deri në Marsin e vitit 2008. Sipas policisë, grupi hynte nëpër banesa nga dritaret dhe grabiste të gjithë orenditë që kishte shtëpia. Grabitjet ishin kryer në Napolin dhe Peskara.