Majko: Të krijohet Komisioni i Transferimit të Pushtetit

58

Pandeli_MajkoShqetësimi i diplomacisë europiane dhe ndërkombëtare është fokusuar mbi një ‘trancizion të qetë dhe të butë të pushtetit’. Ky shqetësim ngrihet me sa duket për faktin që informacionet paraprake tregojnë, se janë vënë në lëvizje mekanizmat nëpërmjet ‘direktivave’ që ky proces të mos jetë i tillë.

Në këtë kuadër, vjen sërish thirrja e Pandeli Majkos, i cili kërkon ngritjen e një Komisoni të Transferimit të Pushtetit, i cili do të dokumentojë dhe faktojë çdo element të dorëzimit të dokumenteve shtetërore në çfarëdo lloj forme që ato ekzistojnë, të dixhitalizuara ose jo.

Kjo sipas Majkos do frenojë keqpërdorimet te dokumentacioneve shtetërore.

“Mendoj se në situatën politike postzgjedhore do të ishte mirë që të ngrihet një Komision i Transferimit të Pushtetit. Ky komision do duhej të ngrihej nga dy kryeministrat, Rama në ardhje dhe Berisha në detyrë. Ky komision do të duhet të marrë përsipër punën dhe do të mundësonte një transferim të programeve dhe dokumenteve shtetërore. Kjo do të garantonte që në çdo ministri ekzistuese dhe nga administrata e lartë politike në ikje të mos ketë keqpërdorime të dokumentacionit shtetëror për çfarë është arritur gjer më sot. Ky komision duhet gjithashtu të kryejë dhe monitorojë të gjithë memorien elektronike të serverëve aktualë të çdo ministrie, prokurimeve publike si dhe së ashtuquajturës ‘e-Government’ (procesit të dixhitalizimit të qeverisjes)”, -ka thënë  Majko për Panoramën.