Lu: Llalla i korruptuar e kundër reformës në drejtësi

61

Në deklaratat e tij të fundit në emisionin “Real Story”, para largimit të tij nga Shqipëria diplomati amerikan Lu nuk nguroi që të bëjë një krahasim mes ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryeprokurores Arta Marku.

Pasi e vlerësoi si person serioz dhe profesioniste që është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndër të tjera ai u ndal dhe tek Adriatik Llalla;

Donald Lu: “Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjykatave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.”

Duke qëndruar tek reforma në drejtësi I pyetur në lidhje me zvarritjen e procesit diplomati amerikan Lu u shpreh;

Donald Lu: “Sokol, është shumë e thjeshtë. Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar. Sa i përket BKH dhe SPAK, ne, Qeveria e SHBA, kemi marrë një angazhim përpara jush, Shqipërisë, që ne do të paguajmë për këshillimin, trajnimin dhe pajisjet për BKH.”