Letra në shishe përfundon nga Kina në Skoci

58

messaggio in bottigliaNjë mesazh romantik në shishe i gjetur nga një nënë dhe vajza e saj, ka shfaqur pikëpyetjet në se vërtetë shishja ka udhëtuar 5000 milje përmes oqeanit, që nga Kina e largët. Nicola MacFerlane, 41 vjeç dhe vajza e saj Lucy, nga Portobello, Edinburgh, po bënin një shëtitje në breg të detit kur gjetën shishen me një letër të shkruar në gjuhën mandarine. Tani familja po përpiqet të hamendësojë rrugën e përshkuar të shishes nga deti i Filipineve në Oqeanin Indian, dhe përmes Oqeanit Atlantik duke përfunduar në brigjet britanike. Letra përmban një histori dashurie, të shkruar në ditën e Shën Valentinit kinez, ose Qixi Festival, i cili përkon me ditën e shtatë të muajit të shtatë hënor. Sipas kalendarit kinez përkon data 23 e muajit gusht të kalendarit modern, ose kalendarit që ne përdorim sot. Letra e përkthyer nga gjuha kineze: “Da Hai: Oqean, shpresoj që askush të mos e marrë këtë letër, sepse ne dëshirojmë vetëm të na dëgjosh zërin, dhe të marrësh bekim tonë. Sot është dita e Shën Valentinit kinez, ne lutemi që marrëdhënia jonë të zgjasë përgjithnjë dhe të kemi një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. Ne deklarojmë dashurinë për njëri-tjetrin dhe që do të jemi të vetmit në jetën e secilit Edhe pse personi që e gjen këtë shishe, në një vend tjetër duke përdorur një emër tjetër, është një botë e vetme. Kështu që, ju lutem, shpërndani fjalë për dashurinë tonë, dhe thuajani çdokujt. Sot, a mund të jeni, ju lutem, dëshmitarë që dashuria jonë do të zgjasë përgjithmonë, dy njerëz, dy zemra dhe një jetë.