Kundërshtari kryesor i Putin, dënohet nga Gjykata e Kirovit me 6 vite burg

56

250124-130715-alexei-navalnyAlexei Navalny është deklaruar fajtor për abuzim fondesh. Kundërshtari nr. 1, i Vladimir Putin ishte prezent për të dëgjuar verdiktin e shpallur nga Gjykata e Kirovit, 900 km larg Moskës.

Bloguesi i famshëm rus rrezikon 6 vjet burg, për abuzim të 400 mijë euro në dëm të një shfrytëzimi pyjor, ndërsa ishte Këshilltar i Guvernatorit Liberal, të rajonit.

Verdikti erdhi 24 orë pas shpalljes së kandidaturës së tij, për zgjedhjet bashkiake të Moskës. Zgjedhje që Alexei Navalny do të ketë shumë pak shanse t’i fitojë, pasi sondazhet e nxjerrin 8% të votuar kundër 78% të bashkiakut aktual, i cili është një i afërm i Vladimir Putin.