Greqi, acarim pas votimit në Parlament të masave të ashpra ekonomike

54
foto euronews
foto Euronews

Parlamenti në Greqi ka votuar planin e ristrukturimit të funksionit publik që parashikon heqjen e 12 500 posteve deri më fund të 2014. Policët bashkiakë, mësuesit, apo rojet e shkollave në Greqi janë të acaruar pasi manifestimet e tyre duket të kenë qenë të kota.

Një tekst që u adoptua me 153 vota nga 300, një shumicë e vogël e arritur nga koalicioni në pushtet i socialistëve dhe konservatorëve.

Kjo votë ishte e rëndësishme për lançimin e shumës së pritur të ndihmës prej 6,8 miliardë euro, të financuar nga BE, Banka Qendrore dhe FMN. Më shumë se 4000 funksionarë duhet ta pranojnë, deri në fund të muajit faktin e pushimit nga puna.

Vetëm me një votë,kanë vrarë më shumë se 100 mijë persona- thotë një roje shkolle.

“I gjithë komuniteti mësimdhënës ndjehet i tradhtuar, ato po shkatërrojnë gjimnazet teknike dhe ky është vetëm fillimi”,- shton një profesor.

Deputetët e partisë së majtë radikale Syriza, kundërshtues të tekstit, i janë bashkëngjitur turmës së manifestuesve në fillim të seancës, duke kundërshtuar veprimin e qeverisë së Antonio Samaras.

“Ndryshimi progresist po avancon si një lumë, rrjedha e të cilit nuk mund të ndalet. Ditët e Samaras janë të numëruara. Tashmë e ka vendin e majta”,- deklaron Panagiotis Lafazanis, i Partisë Syriza.

Në këtë kontekst, vizita e kësaj të enjte, e Ministrit të Financave gjermane lajmërohet të jetë delikate, pasi Gjermania shikohet si mishërimi i Trojkës, përgjegjëse e këtyre masave drastike ekonomike./euronews/