Kryemadhi reagim nga Amerika për ‘Astirin’: Banorët duhet të dëmshpërblehen

14

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Shtetet e Bashkuara të Bashkuara ku ndodhet në një vizitë formale prej 3 ditësh, ka reaguar në lidhje me shembjen e ndërtesave tek ‘Astiri’ për projektin e Unazës së Re, që në orët e para të mëngjesit shënoi përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve që kundërshtonin të lironin objektet.

Kryemadhi sulmon reformën në drejtësi duke thënë se gjithçka është mashtrim pasi sipas saj po mbrohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa qytetarët po dhunohen. Kryetarja e LSI-së i bën një premtim banorëve duke duke i thënë se do të kompensohen për dëmet që sipas saj po u shkakton qeveria.

“Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.