Anti-KÇK’, njësi hetimi kundër mafias, krimit dhe terrorizmit

21

Paketa Anti-KÇK do të krijojë një njesi hetimi nën Policinë e Shtetit, nën varësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, e cila do të ndahet në dy drejtori: Drejtoria e Antiterrorit dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar. Ato do të vendosën në një ndertesë speciale. Kjo njesi do të ketë ketë 12 drejtori rajonale të vendosura në 12 drejtoritë rajonale të policisë.

— Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.

— Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territorti të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.

— Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.

— Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

— Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

— Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit