Ka nisur një proces hapje dyersh në PD për anëtarësime të reja. A pritet që ky proces ta nxjerrë këtë forcë politike më të fortë për të fituar zgjedhjet?
Në fakt u bënë muaj që flitet për fillime pas fillimesh. Është shpallur një fillim i ri, por për hir të së vërtetës, zoti Basha humbi shansin e parë, ose humbi një betejë të parë. Nuk mund të them që ka humbur luftën.
Që ishte?
E fillimit të ri. Po të shikosh listën e botuar në disa media si marshimi i Bashës, vështirë se mund të gjesh një njeri që është i Bashës. Do thoni kush janë?
Ata vetëm të Bashës nuk janë. Se të kujt janë dhe kë përfaqësojnë z.Basha, ndoshta duhet të rrëfehet. Fillimi i ri me përfaqësues të Bashës në rrethe dhe qarqe përgjegjës të humbjes katrastrofike të PD-së në
zgjedhjet e 23 qershorit, është diçka që të bën për t’u menduar thellë. Nuk mund ta quajmë marshim të ri, por mund ta quaj një disfatë të parë të Bashës. Për faj të Bashës apo jo…
A janë të PD-së ata?
Unë nuk diskutoj nëse janë të PD-së ata ose nuk janë. Unë them janë pjesë e mirë e tyre, mos të them pjesa dominuese, shkaktarë realë të humbjes së PD-së.
Dhe këta njerëz nuk kanë moral të drejtojnë analizat mbi problematikën e zgjedhjeve nëpër rrethe apo nëpër qarqe. Kjo është “disfata”. Prandaj them se ky fillim nuk është i ri.
Si duhet bërë? Duhet bërë nga e para?
Unë jam nga ata që jam shprehur që nuk duam as koka turku as ta bëjmë nga e para, por PD ka resurse. Ka qindra mijëra simpatizantë dhe mbështetës me një moral të shëndoshë, që ka që ju flet, jo vetëm demokratëve, por të gjithë popullit.
Jo pa qëllim ju thashë në këtë listë të gjatë, një ose maksimumi dy emra mund të gjejmë të zotit Basha. Unë që flas sot e dua PD-në, e dua Lulzim Bashën, por kështu nuk mund të bëhet PD-ja. Nëse duhet të
nxjerrim përgjegjësitë për humbjen e 23 qershorit, nuk mund të dalin përgjegjësitë me shkaktarët e tyre. Janë ish zyrtarë të lartë, se zyrtarë ka pasur shumë PD-ja.
S’kanë qenë ministra, por zv/ ministra?
Nëse Drejtori i Përgjithshëm i Doganave nuk është zyrtar i lartë pastaj më thoni ju që nuk është. Nëse një drejtor, më i madhi i kompanisë elektroenergjetike nuk është i lartë, atëherë më thoni dhe ju.
Nëse njerëz me precedentë penalë në Prokurori me dosje e shëndoshin atmosferën në PD, ose mund të ngrenë në popull atë frymë që duhet për të ardhur në pushtet, nuk është gjetja në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Pse e ka bërë Basha?
Thashë nuk e di pse.
Ka qenë në trysninë e ndonjë presioni?
Thashë nuk e di. Basha duhet të rrëfehet.
Ndoshta nuk e ka të thjeshtë sepse flitet që ka rryma brenda PD-së?
Këto futen dhe stërfliten, por unë akoma se di se me kë z.Basha e ka konsultuar këtë listë. Në biseda me deputetë, me politikanë dhe zyrtarë të lartë të PD-së, të gjithë janë habitur me këtë listë. Me kë e ka konsultuar Basha që në fillimet e veta kryetarët e komisioneve, nënkryetarët e me radhë. Duhet të tregojë. Kemi folur dhe flasim.
Duhet të ketë një procedurë të shkruar. Ka vetëm një njeri që ka pranuar humbjen dhe thotë përgjegjësia është e imja. Ky është Sali Beirhsa. Por në asnjë moment nuk ka thënë se kush janë përgjegjësitë e tij që e çuan në këtë derexhe PD-në, që dikush e krahason me 97-n.
Jo nuk është e vërtetë. Në 97-n në më shumë se në gjysmën e territorit PD-ja nuk ka pasur komisionarë ndërsa këtë radhë PD-ja në përgjegjësinë e qeverisë së PD-së janë zhvilluar zgjedhjet, zgjedhje të cilësuara nga ndërkombëtarët më të mira në Shqipëri, dhe kemi humbur me një rezultat të tmerrshëm.
Pse humbët?
Do ta tregojë ai.
Ju keni qenë deputet…
Ai që ka marrë përgjegjësitë duhet të thotë kush janë përgjegjësitë e tij që e kanë dërguar PD-në në këtë derexhe. Këtë duhet të bënte z.Basha. Bashës i kam bërë thirrje, kujdes!. Duhet të kemi procedura. Të ecim me Kushtetutë partie.
Nuk ka asgjë. Nuk dihet se çfarë bëhet. Edhe një pyetje mund të bëj, pse fshihet grupi parlamentar i PD-së?! Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë që “Ky është grupi më i shkëlqyer që ka pasur PD-ja”.
Atëherë ky organ më i lartë sot, pse fshihet?! Bashës nuk i lejohet të fshehë këtë grup. Në këtë grup janë ish-ministra, ish-drejtues të lartë, Janë ata, një pjesë e tyre që e kanë mjelë PD-në dhe sot struken se kanë shumë ngarkesë.
Po bëjnë betejë parlamentare. Kjo është e pajustifikueshme për z.Basha. Nuk është një fillim i ri, por fillim i mbrapshtë. Një fillim i ri që do ja zgjasë pa fund jetën kësaj qeverie.
Lidershipi thotë që do bëhet analiza?
Si mund të bëhet kjo analizë me shkaktarët e humbjes,. Me ata që mbartin mëkatet e humbjes, të qeverisjes së keqe. E vetmja gjë që ka thënë kryetari është se thotë na kanë blerë votat.
I blenë votat?
Kjo nuk është dukuri e re. Edhe na kanë blerë, edhe kemi blerë në vite. Është mëse e vërtetë. Por fenomeni i blerjes së mandatit të deputetit është i hapur në Shqipëri.
Sot ne kemi një shkallë të kriminalizimit të politikës dhe të parlamentit që i shkon për shtat krahasimit vetëm me Kolumbinë apo Meksikën, ku qeveria në vazhdimësi bën negociata me grupet rebele.
Po flisni për qeverinë aktuale apo edhe atë që ishte?
S’po bëj ndarje as për qeverinë aktuale, as për opozitën sot. Deputetë në parlamentin shqiptar të forcës qeverisë të PS-së kanë marrë koncesione nga më të mëdhatë në kohën e PD-së. Si mund të anulojë kjo qeveri koncesionet.
Ju vetë para se të humbnit në zgjedhje e prisnit humbjen?
Që në momentin hartimit të listës, kryetari i partisë i kishte falur 100 mijë vota. Në moment që ishin vënë 8-10 kryetarë partish të tëra ishin minus 100 mijë vota. Edhe ai që ka bërë këtë listë besoj se e ka ditur, flas për z.Berisha. Në momentin që themelues të PS-së apo kundërshtarë politikë i vë në lista, apo ata që i kishte quajtur si mamuthë të krimit, çfarë do të priste?!Ata që i kishim.
A gëzon mbështetje z.Basha?
Nëse do të dijë t’ju drejtohet atyre forcave brenda PD-së që respektohen, do ta ketë. Nëse do të veprojë siç është vepruar do ta ketë të vështirë. Z.Basha duhet tregojë kush ia ka bërë listën. Problemi i PD-së, ish kryetari
Problemi i PD-së, ish Kryetari
A e drejton z Basha PD-në?
Deri në këto momente jo.
E drejton z.Berisha?
Deri në këto momente nuk e drejton z.Basha.
A po e bën si dihet rolin opozita në Kuvend?
Problemi i opozitës është ish-kryetari i partisë. Mundohet të luajë protagonistin, ndërkohë që aksionet nuk i ka. Duhet ta lërë të qetë z.Basha ta drejtojë me pikëpamjen e vet.
Lëre njëherë se z.Berisha para se të drejtojë opozitën, faktikisht siç po bën, duhet të tregojë shfaqjet pse e katandisi në këtë katrahurë.
Unë nuk besoj se e ka të gjithë ai përgjegjësinë. Aq më shumë që në grupin e opozitës janë shumë pak njerëz që mund të flasin. Një pjesë e tyre kanë qenë në pushtet kanë kusure, e kanë shumë të vështirë.
Rrezikon PD të ketë përçarje nëse nuk bëhet analiza?
Është mëse normale. Ky zë që po flas unë nuk është zëri i vetëm. Nëse vijon në këtë linjë , detyrimisht do të ketë ndarje.
Unë nuk thashë që s’kam përgjegjësi. Unë kam dhe duhet të jap llogari për aq sa kam, por jo t’i shmangemi analizës, përgjegjësve. Jo t’i shmangemi atyre që u bënë milionerë dhe sot kërkojnë që të bëjnë analizat dhe zgjedhjet në parti. që u bënë milionë në pushtetin e PD-së, si u bënë?!
Jo të shmanget grupi i PD ku një pjesë e tij janë përsëri milionerë, jetojnë me vila, jetojnë me pasuri përrallore, por i vuan elektorati, populli.
Intervistoi Klara Dervishi
Channel One