Kreu i Dhomës së Tregtisë i kërkon Ramës, borxhin 220 milionë euro të qeverisë Berisha

15

nikolin jakaNdërkohë që qeveria Berisha është akoma në detyrë, Kreu i Dhomës i Tregtisë, Nikolin Jaka, i cili nuk ka guxuar asnjëherë të flasë publikisht për borxhin, që qeveria Berisha u ka, i kërkon Kryeministrit Rama, në pritje të marrjes së detyrës, që t’i shlyejë borxhin prej 220 milionë euro të qeverisë Berisha.

Qeveria Rama të ulet paraprakisht, të hartojë një strategji të qartë për daljen nga kriza dhe sidomos në kontekstin e shërbimit ndaj biznesit të qartësojë afatet se kur do të shlyhen detyrimet që ka Qeveria dhe buxheti i shtetit ndaj sipërmarrjes private. Rritja është thelluar, gjatë dy muajve shkon nga 8 në 10 për qind; mund të shkojë 220-215 milionë euro një detyrim i cili parashikohet që mund të jetë ndaj sipërmarrjes për vepra publike dhe shërbime, pa futur shifrat e kompensimit tatim-fitim, TVSH-ja apo taksa te tjera që qeveria është e detyruar të likuidojë ndaj biznesit”, – ka deklaruar Nikolin Jaka për Top Channel.

Pas deklarimit të Jaka, vjen dhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe, i cili thekson, se u ka kërkuar për dy vite rresht të dhënat mbi borxhin, që qeveria Berisha i ka biznesit dhe përgjigja e tyre ka qenë, se Berisha nuk u ka borxhe.

E mbani mend shefin e Dhomës se Tregtisë së Tiranës? Quhet Nikolin Jaka. E keni dëgjuar ndonjëherë t’i thotë Sali Berishës ndryshe nga kryeministër? Tani i thotë kryeministrit të ri, thjesht Rama.

Jo vetëm kaq. Por tani kërkon me tërsëllëmë dhe paratë që Berisha ua mori borxh. E keni dëgjuar ndonjëherë të kërkojë pagimin e parave të papaguara nga qeveria e Sali Berishës? Kurrë! Nuk guxonte as ta mendonte. Kurrë nuk e dëgjova një herë të vetme në takimet e Berishës të kërkonte paratë.

Por, tani i ka ardhur goja dhe kërkon edhe afate për kthimin e parave. Dy vite me radhë harxhova për t’ju kërkuar këtyre të dhëna për paratë që Qeveria e Sali Beishës ju kishte pa paguar. ‘Jooooo, s’na ka borxh’-thoshin. Ndërkohë, me paratë e tyre paguanin punët elektorale të Sali Berishës. Ja këta janë. PS bëri t’u vijë goja”, -ka deklaruar Braçe në rrjetin social Facebook.